15 Nëntor 2024

Rriten të hyrat me 18 % më e lartë

Prishtinë, 14 mars -  Ministri i Financave Avdullah Hoti sot në Konferencë për Media para gazetarëve prezantoj Raportin përmbledhës të hyrave dhe shpenzimeve gjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2016 dhe krahasimin me vitin e kaluar.


Sipas Ministrit Avdullah Hoti gjatë muajit Janar dhe Shkurt të vitit 2015 ka pasur një rritje signifikante e nivelit të të hyrave  nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat,  krahasuar me dy muajt e vitit të kaluar. Rritja e të hyrave ka qenë për 18 % më e lartë gjatë këtij vitit krahasuar me Janar- Shkurt të vitit 2015, prej të cilave 27 % ka qenë rritja në Dogana dhe 3.8% në Administratës Tatimore të Kosovës.

“Pra, po vazhdon trendi me një ritëm më të madh të rritjes së të hyrave gjatë këtij viti krahasuar me vitin 2015, gjë që nuk është ajo çka po ndodh në vendet tjera në rajon dhe më gjërë. Në total gjatë këtyre dy muajve Dogana dhe ATK kanë mbledhur 191 milionë euro , që është rreth 30 milionë euro më shumë se sa që kanë mbledhur gjatë Janarit dhe Shkurt të vitit 2015. Nga ka ardhur kjo rritje, ka disa burime të kësaj rritje . E para është aktiviteti i shtuar ekonomik në vend, që po vazhdon në muajt e parë të këtij viti, e dyta është masa që kanë ndërmarrë Administrata Tatimore e Kosovës dhe Doganat në luftimin e informalitetit dhe në vlerësimin shumë më të mirë të mallrave të importuara nga ana e Doganave”, ka bërë të ditur ministri Hoti.

Ai gjithashtu bëri të ditur se “Administrata Tatimore Kosova ka prezantuar rritje të konsiderueshme të tatimit në Korporata, pra të tatimit në fitim, në veçanti në sektorin bankar që është shenjë e drejtpërdrejtë e rritjes së aktivitetit ekonomik në vend. Kjo është sa i përket të hyrave nga Administrata Tatimore dhe Doganore”.

Ministri Avdullah Hoti tha se “Në përgjithësi statistikat tona dhe vlerësimet tregojnë se ka një rritje të kërkesës vendore për mallra dhe shërbime , dhe normalisht kjo ka rritë kërkesën për mallra që vijnë edhe nga importi, duke rritur kështu të hyrat doganore në mënyrë të ndjeshme. Janë rritur të hyrat nga akciza në naftë dhe benzinë, prej nga arkëtojmë rreth 50% të të hyrave nga akciza, pavarësisht rritjes së akcizës që ka ndodhë rritja e kërkesës vendore e ka tejkaluar këtë duke e rritë të hyrat nga ky burim i të hyrave. Gjithashtu , edhe akciza në duhan dhe alkool. Pavarësisht të rritjes së akcizës në duhan dhe alkool është rritë kërkesa për këtë mall dhe si rezultat është rritë importi i alkoolit dhe duhanit, duke krijuar kështu rritje të të hyrave vendore.

“Tek të hyrat vetanake të Komunave kemi pas një ngecje të vogël, e cila tash ka filluar të rikuperohet duke rritur të hyrat, si rezultat i Ligjit për faljen e Borxheve Publike, dhe aktiviteteve të shtuara që kanë filluar të ndërmarrin Komunat për të inkasuar të hyrat vetanake.  Ndërsa , të hyrat vetanake të nivelit qendror janë rritur me 28.7 % gjatë këtyre dy muajve krahasuar me dy muajt e vitit të kaluar”, shtoi ministri Hoti.

Ndërsa, sa i përket shpenzimeve, ministri i Financave Avdullah Hoti, bëri të ditur se “ne po vazhdojmë me trendin e kursimeve dhe racionalizimit të shpenzimeve në përgjithësi. Shpenzimet po shkojnë sipas planit të rrjedhës së parasë, që kanë përgatitur organizatat buxhetore dhe është dorëzuar në Thesar. Është rrit më tutje disiplina buxhetore e Organizatave Buxhetore edhe të nivelit qendror edhe të nivelit lokal sa i përket shpenzimit të parasë publike, për tu siguruar që shpenzojnë vetëm sipas planit dhe vetëm sipas buxhetit të ndarë për ato organizata. Megjithatë, kemi pasur një rritje të shpenzime për rreth 10 % , që është e kuptueshme për shkak të fillimit të pagesës së përvojës së punës për 80 mijë të punësuar në sektorin publik, për të cilët paga është rritë nga 4 - 5 % deri në 20%, është rritja e asistencës sociale për 25 % që ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe vazhdon edhe më tutje, është rritja e pensioneve kontribudhënëse dhe janë pagesat për veteranët e luftës. Pra, këto janë arsyet pse shpenzimet janë rrit me 10%”.

“Nëpër kategori të ndryshme në se shkojmë, shpenzimet për mallra dhe shërbime kanë  një nën-ekzekutim për rreth 700 mijë euro në krahasim me dy muajt e parë të vitit të kaluar. Pra kemi një racionalizim edhe më tutje në këto shpenzime. Në subvencione dhe transfere po vazhdojmë të shpenzojmë sipas planit, me një rritje të ndjeshme për arsye që e përnda më lartë, por edhe për shkak të rritjes së ndjeshme në subvencioneve në bujqësi gjatë këtyre dy muajve të parë të vitit. Sa i përket shpenzimeve kapitale, tani në muajt e parë të vitit jemi, ka filluar një trend i mirë i investimeve kapitale nëpër organizata buxhetore, dhe ne planifikojmë ta përcjellim nga afër në baza mujore shpenzimet kapitale jo vetëm në nivel të organizatave buxhetore, por edhe në nivel të projekte për tu siguruar që projektet kapitale të parapara në buxhet implementohen sipas planit.  Pra, për ta përmbledh,  sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve kemi pas një rritje prej 18 % të hyrave dhe një rritje në shpenzime në 10%, kryesisht rezultat i rritjes së pensionave dhe kontributeve të ndryshme për grupe të caktuara të popullsisë”, bëri të ditur ministri Hoti.

Ministri Avdullah Hoti gjithashtu bëri të ditur se “si rezultat i rritjes së qëndrueshme të të hyrave dhe i racionalizimit të shpenzimeve,  Bilanci bankar i Qeverisë është tepër i kënaqshëm. Në baza ditore ne kemi mbi 320 milionë euro në llogarinë bankare të Qeverisë, që është mbi 140 milionë euro më shumë sesa që kemi pasur në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo është shumë e mirë, për një arsye të vetme, kjo nënkupton  se Balanci bankar i Qeverisë në baza ditore tejkalon 4.5% të GDP-së, dhe sipas Ligjit për Menaxhimin e  Financave Publike , kjo neve na mundëson që të hyrat shtesë që ne presim ti marrim nga AKP-ja nga privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore mund ti dërgojmë drejtë për drejtë në projekte të reja kapitale që i shtohen listës së projekteve kapitale të parapara për vitin 2016, që nuk ka qenë rasti dhe mundësia të bëhet më herët”.

“Menaxhimi i mirë i shpenzimeve dhe të hyrave neve na ka mundësuar që të kemi një menaxhim shumë të kënaqshëm të borxhit publik. Dëshiroj të qartësoj para jush që borxhi publik i Kosovës është më i ulëti në rajon është vetëm 12.8 % të GDP-së të vendit të Bruto Prodhimit Vendor të Kosovës, krahasuar me 60 ose 70 % që e kanë vendet në rajon. Barra që kemi në buxhet si rezultat i pagesës së kryegjësë dhe interesin për  borxhin publik është jo signifikante, me lehtësi jemi duke e përballu obligimet që kemi për borxhin vendor dhe borxhin ndërkombëtar. Në fakt, kjo ka bërë që në disa raunde të emetimit të letrave me vlerë që kemi pasur gjatë këtyre muajve oferta e akterëve financiarë , pra oferta e bankave për të blerë  letra me vlerë të Qeverisë është dy fish më shumë ose dy fish më e madhe sesa kërkesa jonë për mjete përmes letrave me vlerë që tregon një rritje të shtuar të kredibilitetit të akterëve financiar në financat publike dhe në borxhin publik të Qeverisë’, ka shtuar ministri Avdullah Hoti.

Në këtë Konferencë për Media, ministri Avdullah Hoti gjithashtu njoftoi se “Sa i përket Borxhit Publik, unë nesër do të raportoj në Qeveri, për herë të parë do të prezantoj raportin për kaluzolën e investimeve, më 21 janar ka hy në fuqi ndryshimi i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, që i mundëson tash Qeverisë të hyjë në projekte të mëdha kapitale dhe të financoj ato projekte përmes huamarrjes ndërkombëtare me kushte të veçanta përtej rregullës fiskale që kemi pas deri tash  prej 2% të GDP-së. Pra, ti financojmë përmes kësaj klauzole të investimeve. Ne e kemi përgatitë një listë bukur të gjatë të projekteve kapitale të cilën e kemi diskutuar edhe nëpër takime të tjera, por nesër formalisht do ta kalojmë në Qeveri dhe pas asaj Ministria e Financave do të fillojë menjëherë negociatat me partnerët tanë ndërkombëtar  dhe zhvillimor për të gjetur financuam për ato projekte kapitale”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)