Rriten për 4.5 për qind të hyrat e doganës
Përkundër rënies së sasisë së importit dogana ka arritur të sigurojë të hyra të vazhdueshme dhe me trend të rritjes.
Krahasimi për periudhën raportuese 2014 2015 (janar-maj) tregon rritjen e taksave për 4.5% më shumë se vitit i kaluar, respektivisht 13 milion euro.
Gjatë vitit 2014 dogana kishte mbledhur 282 milion euro, kurse në vitin aktual (2015) e njëjta periudhë dogana ka arritur të mbledhë 295 milion euro.
Kjo rritje tregon edhe një herë përkushtim e Doganës në realizimin dhe mbushjen e buxheti ashtu që të Kosova të ketë fonde të mjaftueshme të cilat rikthehen tek qytetarët e Kosovës përmes investimeve në arsim, shëndetësi, siguri, infrastrukturë dhe shumë nevoja të tjera.
Dogana fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.