Rriten pagat në Gjermani, Merkel do të marrë 18 820 euro në muaj
Berlin, 15 korrik - Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministrat vendosën rritjen e pagës së tyre, pasi dje Këshilli i Ministrave miratoi rishikimin që rrit rrogën e anëtarëve të kabinetit duke filluar nga 1 marsi i kaluar.
Kështu që pagat e qeverisë gjermane rriten 2,2 për qind nga marsi i kaluar dhe 2,35 për qind më shumë duke filluar nga 1 shkurti i vitit 2017.
Paga e kancelares Merkel kalon nga 17 992 euro që merr aktualisht në 18 820 euro në muaj.
Paga e ministrave rritet nga 14 608 në 15 280 euro dhe e zëvendësministrave nga 11 223 në 11 740 euro.