16 Janar 2025

Rriten kreditë e këqija në Shqipëri

Tiranë, 10 mars - Kreditë e këqija, të cilat në dhjetor pësuan rënie me 0.5 për qind, në janar i janë rikthyer sërish rritjes me një nivel prej 23.2 përqindësh.

Të dhënat e publikuara nga Shoqata e Bankave për muajin e parë të vitit tregojnë se kreditë me probleme kanë vijuar tendencën e tyre përkeqësuese.

Në total kreditë në muajin janar arritën në nivelin 573 miliardë lekë, kurse depozitat 987 miliardë lekë. Individët, sipas shifrave të Shoqatës së Bankave, vijojnë të jenë ata që kanë pjesën më të madhe të depozitave në sektor, ndërkohë që vijojnë të mbeten të akredituarit më pak nga ky sektor.

Edhe pse vihet re një stopim i kreditimit për shkak të rritjes së kredive të këqija, janari për bankat ka qenë fitimprurës, pasi ato raportojnë fitim që shkon gati 9 milionë dollarë.

Në fakt, në muajin dhjetor u duk se tendenca e kredive me probleme u ndal, pasi nga nëntori, kur ato shënonin 23 për qind, pati një ulje me 0.5 për qind në dhjetor.

Por ky optimizëm duket se nuk zgjati shumë pas publikimit të shifrave të janarit. Kreditë e këqija, pavarësisht nivelit që kanë, nga Banka e Shqipërisë nuk konsiderohen në nivele shqetësuese, pasi ajo janë të pazhveshura nga kolaterali, ndërkohë që edhe niveli i provigjoneve ka ardhur në rritje.

Së fundi Banka e Shqipërisë prezantoi edhe paketën e saj të masave për rritjen e kreditimit, i cili ka katër muaj që ka njohur vetëm ulje si efekt i kredive të këqija.

Në këtë paketë, një ndër masat e propozuara ishte edhe ajo e përgjysmimit të vlerës së pasurisë së paluajtshme të lënë kolateral në rastet e ankandeve.

Kjo, në një farë mënyre, do të lehtësojë procesin për bankat, si dhe do të japë efekt në uljen e nivelit të kredive që konsiderohen të humbura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)