03 Maj 2024

Rriten investimet në tregjet aziatike

Hong Kong, 30 tetor - Pjesa e dytë të tetorit është karakterizuar nga investime në bursat aziatike, përshirë Hong Kongun, Kinën Kontinentale, Korenë e Jugut dhe Tajlandën.

 Ndërkohë agjencitë përkatëse të kontrollit të tregut kanë filluar të marrin masa për të parandaluar efektet që mund ta japin investimet me interes të lartë. Nën këtë ndikim, kohët e fundit RMB është rivlerësuar vazhdimisht.

Shefi i sektorit të studimit ekonomik të Qendrës së Zhvillimit e të Studimit të Këshillit të Shtetit të Kinës Yu Bing shprehet se i duhet kushtuar më shumë vëmendje influencës së mëtejshme të investimeve me interes të lartë në tregun e Kinës Kontinentale.

\"Politika e lirë monetare ndërkombëtare do të sjellë kapitalin që na nevojitet, sidomos tek ekonomitë e reja dhe vendet në zhvillim, siç është dhe Kina. Ne duhet t\'i kushtojmë më shumë vëmendje kësaj prirjeje në Kinën Kontinentale. Në të njëjtën kohë, ne duhet të ruajmë një kurs të qëndrueshëm këmbimi të juanit, për të krijuar një mjedis të qëndrueshëm për kompanitë që eksportojnë.\"

Shefja e Akademisë së Investimeve të Huaja Tan Yaling analizon se tregjet e reja ose vendet në zhvillim duhet të mësojnë nga hyrja e investimeve të kapitalit me interes të lartë, ndërsa duhet të forcojnë aftësinë e kontrollit.

\"SHBA-ja dhe Europa kanë sisteme më të mira të planifikimit dhe të kontrollit. Prandaj ato mund t\'i trajtojnë më përshtatshëm dhe kanë më shumë eksperiencë. Por tregu aziatik dhe vendet në zhvillim, nuk kanë as eksperiencën dhe as sistemin. Kjo është arsyeja themelore që investimet me interes të lartë duan të hyjnë në tregun tonë dhe tregjet e vendeve në zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)