18 Nëntor 2024

Rriten borxhet europiane

Bruksel, 25 prill -  Përderisa ekonomia evropiane po rimëkëmbet ngadalë, mali i borxheve po rritet.

Ndër shkaqet kryesore të kësaj krize janë borxhet private. A do të ndihmonte shlyerja e borxheve? Ajo që po ndodh prej vitesh në ekonomi nuk është pasojë e krizës financiare apo ekonomike, por krizë e borxheve në mbarë botën.

Prej vitit 1980, borxhet e shteteve, sipërmarrjeve dhe borxhet private janë dyfishuara dhe kanë kaluar nga 160 në 320 % të prodhimit kombëtar bruto. Po pse shtetet dhe njerëzit janë futur kaq shumë në borxhe?

Analistët mendojnë se kjo është pasojë e politikës së gabuar ekonomike dhe monetare. Pas rënies së Murit të Berlinit dhe anëtarësimit të Kinës në Organizatën Botërore të Tregtisë, shtetet industriale kanë filluar të ndjejnë një presion të jashtëzakonshëm të kostove, në radhë të parë nga Azia.

Në vend të investimeve në arsim dhe inovacione, politika dhe qytetarët e kanë zgjedhur një rrugë më të lehtë - rrugën e futjes në borxhe, për të realizuar qëllimet e tyre. Përderisa amerikanët e realizojnë ëndrrën e tyre për të pasur një shtëpi përmes kredive, në Evropë shtetet janë ato që kërkojnë kredi.

Ky fenomen në veçanti ishte i përhapur në disa vende jugore në Evropë, pas futjes së monedhës së përbashkët. Por me 2007 pëlciti fluska e sektorit të ndërtimit dhe kredive, së pari në SHBA e pastaj edhe në Evropë.

Ndërsa kriza e shteteve në veçanti u bë e njohur pas bërjes publike të rastit të shtetit grek, i cili ishte futur në borxhe tepër të mëdha. Greqia nuk ishte përjashtim. Kriza në Irlandë dhe Spanjë, për shembull, nuk ka të bëjë fare me borxhet e shtetit.

Atje kemi pasur fluska të sektorit të ndërtimit të financuara me kredi, pjesërisht edhe nga jashtë, të cilat kanë shpërthyer.

Ndaj sektori privat në këto vende është shumë më shumë i futur në borxhe. Për shembull në Spanjë nga 2, 5 bilionë borxhe, rreth 70 % i takojnë sektorit privat. Irlanda ndërkohë ka dalë nga ombrella për shpëtimin.

Por këtë vend edhe më tej e ngarkojnë borxhe të mëdha, në vlerë prej 400 % të fuqisë ekonomike vjetore. Më shumë se 2/3 e këtyre borxheve i takon sektorit privat.

E njëjta thuhet edhe në një studim të një ekipi ekspertësh të cilët kanë hulumtuar mbi 90 kriza financiare, që kanë shpërthyer që nga viti 1870.Me fjalë të tjera: rrezik më i madh vjen prej sektorit privat.

Në parim krizat financiare janë pasojë e krizave të sistemeve financiare, që e kemi parë edhe tani. Kjo është pasojë e futjes në borxhe të sektorit privat. Deri tani është insistuar në kursime, për të kaluar krizat.

Masat e deritanishme të kursimeve, e ngarkojnë rritjen ekonomike, që edhe më tepër ngarkon mundësinë e shlyerjes së borxheve.

Në këtë drejtim nuk ndihmon as futja në borxhe të reja. Disa ekspertë thonë se vendet në krizë duhet të lirohen për 30 % të prodhimit bruto nga borxhet.

Ata mendojnë se kjo është e tepërt, përveç në rastin e Greqisë ku ekonomikisht do të ishte ndoshta dhe kuptimplotë që kjo të bëhet, sepse Greqia do të përballet me atë mal të borxheve me dekada të tëra.\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)