Rriten asetet e bankave kineze
Pekin, 29 korrik - Deri në fund të qershorit të sivjetshëm, vlera e përgjithshme e aseteve të institucioneve financiare kineze i kaloi 141 trilionë juanët (ose 22.4 trilionë dollarë amerikanë), shifër kjo 13. 5 ë më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, vlera e përgjithshme e borxheve të tyre ka arritur në 131.9 trilionë juanë, duke njohur një rritje 13 për qind.
Nga struktura, bankat e mëdha tregtare kombëtare, bankat tregtare aksionare dhe bankat tregtare të qyteteve radhiten në tre vendet e para për nga vlera e aseteve.