Rriten aksionet e bankave evropiane
Bruksel, 27 korrik - Aksionet e bankave kanë pësuar një rritje të ndjeshme në tregjet evropiane, pasi iu përgjigjën pozitivisht testit të stresit që u krye javën e kaluar.
Në Britaninë e Madhe, grupet bankare Lloyds, Barclays dhe Royal Bank of Scotland u rritën me nga 2%, ndërkohë që në Francë, Societe Generale u rrit me 3.6.
Shtatë nga 91 bankat evropiane që iu nënshtruan testit të stresit dështuan, përfshirë këtu pesë banka spanjolle, një gjermane dhe një greke.
Testi synonte të provonte kapacitetet e bankave për t'i bërë ballë një krize të ardhshme financiare.
Mes ekspertëve kishte shqetësime se, nëse shumë banka do të falimentonin, atëherë sektori i brishtë bankar i Evropës do të mund të dëmtohej.