14 Nëntor 2024

RrGGK publikon raportin “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë”

Prishtinë, 2 qershor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të publikoj sot raportin e ri të titulluar “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë”.

Raporti “Buxhetimi drejt një arsimimi më të mirë” përbën analizën e parë gjinore të shpenzimeve dhe shërbimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Analiza ka për synim ta ndihmojë Ministrinë në vlerësimin dhe planifikimin më të mirë të buxhetit të saj nga perspektiva gjinore.

Ky raport poashtu jep përgjigje në pyetjet:

- A përfitojnë gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë prej shërbimeve dhe shpenzimeve të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë?

· Si ndikon mungesa e çerdheve në papunësinë e grave?

· Pse ka kaq pak djem/burra të interesuar në edukimin parashkollor, dhe çfarë probleme sjell me vete kjo dukuri?

Raporti jep rekomandime konkrete për secilin department, divizion, institut dhe universitet rreth planifikimit më të mirë të buxhetit nga perspektiva gjinore.

Ky raport është financuar nga Austrian Development Agency dhe është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)