15 Nëntor 2024

RrGGK publikon raportin “Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale”

Prishtinë, 4 dhjetor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të publikojë raportin e ri të titulluar “Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale”.

Ky raport, përbën analizën e dytë gjinore të shpenzimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS). Analiza ka për synim ta ndihmojë Ministrinë në vlerësimin dhe planifikimin më të mirë të buxhetit të saj nga perspektiva gjinore.

Raporti “Buxhetimi drejt Mirëqenies Sociale” poashtu jep përgjigje në pyetjet:

A përfitojnë gratë dhe burrat në mënyrë të barabartë prej shërbimeve dhe shpenzimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale?

Kush mendoni se përfiton më shumë prej pensioneve në Kosovë, burrat apo gratë? Po asistencës sociale?

Cila grup-moshë e grave dhe burrave punësohet më shumë prej zyrave të punësimit?

Raporti jep rekomandime konkrete për secilin departament dhe divizion të MPMS, rreth planifikimit më të mirë të buxhetit të saj nga perspektiva gjinore.

Raporti poashtu jep të dhëna për Projektbuxhetin 2016 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, i cili do të aprovohet së shpejti në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Hulumtimi është financuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), dhe është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)