08 Nëntor 2024

RrGGK lanson raportin mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor

Prishtinë, 8 nëntor - Që nga viti 2015, një kornizë e fuqishme ligjore në Kosovë i obligon organizatat buxhetore që të zbatojnë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ).

Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor mund ta bëjë planifikimin dhe ekzekutimin e buxheteve të qeverisë më efektiv, efikas, transparent, dhe më të barabartë për të gjithë.

BPGj-ja përfshin integrimin e perspektivës gjinore në proceset dhe dokumentet buxhetore dhe kërkon një analizë të ndikimit potencialisht të ndryshëm që shpenzimet e planifikuara dhe burimet e alokuara kanë tek burrat dhe gratë.

Me 8 nëntor, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dhe projekti i USAID-it Partneritet për Zhvillim, ju ftojnë në prezantimin e rezultateve që janë arritur këtë vit drejt institucionalizimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).

RrGGK-ja do të ndajë gjetjet dhe rekomandimet kryesore që dalin nga analiza gjinore, e kryer në bashkëpunim të ngushtë me MTI-në dhe MMPH-në. Këtu do të përfshihet lansimi zyrtar i dy raporteve të reja lidhur me këto analiza gjinore, të titulluar “Buxhetimi për Barazi në Tregti dhe Industri” dhe “Buxhetimi për Mjedis më të Mirë”.

Ministrja e MTI-së, Zëvendësministri i MMPH-së dhe Ministri i Financave më pas do të komentojnë lidhur me gjetjet dhe do të ndajnë informata për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren nga ministritë e tyre për sa i takon buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. 

Kjo iniciativë mbështetet nga projekti i USAID-it Partneritet për Zhvillim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)