RrGGK lanson broshurën Grante të vogla, ndryshime të mëdha"
Prishtinë, 16 dhjetor - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) organizon konferencë për media për të bërë përmbylljen e projektit të financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe për të bërë lansimin e broshurës Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha.
Gjatë vitit 2015 dhe 2016, me përkrahjen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë me këtë projekt, RrGGK ka ndarë 26 grante, me shumën totale prej 100,818.10, për organizatat anëtare të RrGGK me mbështetjen e Fondit të Grave të Kosovës (FGK).
Këto grante të vogla kanë arritur të bëjnë ndryshime të mëdha në një kohë shumë të shkurtë. Broshura Grante të Vogla, Ndryshime të Mëdha e paraqet këtë përmes storieve.
Pas konferencës, do të shpërndahen broshurat, do të ketë hapsirë për diskutim dhe kohë për ofrimin e më shumë informatave për mediat.