15 Nëntor 2024

RrGGK: Diskriminimi gjinor në punësim është mjaft i shprehur

Prishtinë, 4 maj - Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) do të publikoj dokumentin punues "Arritja e Ekuilibrit: Opsionet e politikave që synojnë të informojnë amandamentimin e Ligjit të Punës". 

Ky dokument prezanton variante të politikave dhe rekomandime që ofrojnë të dhëna për rishikimin e Ligjit të Punës.

Ofron rekomandime konkrete drejt adresimit të diskriminimit ekzistues në baza gjinore në punë, drejt rritjes së pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore.

Lidhur me këtë, propozon dispozita të reja për pushimin e lehonisë, pushimin e atësisë dhe atë prindëror, bazuar në analizën e ndikimit të shpenzimeve që ato mund t’i kushtojnë familjeve, punëdhënësve, dhe shtetit.

Hulumtimi i RrGGK-së sugjeron se diskriminimi gjinor në punësim është mjaft i shprehur në Kosovë.

Dëshmitë po ashtu sugjerojnë që disa punëdhënës, edhe pse jo të gjithë, po i diskriminojnë gratë gjatë punësimit për shkak të dispozitave aktuale të pushimit të lehonisë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)