Rreziku i falimentimit të Greqisë është shumë i lartë
Athinë, 15 nëntor - Rreziku që Greqia të falimentojë është shumë i lartë, theksoi të martën ministri grek i Financave, Janis Sturnaras duke kërkuar marrjen parasysh të kufizimeve që mund të përballojë vendi.
\"Ne duhet të bëjmë kujdes. Kuptoj kur ushtrohet presion që Greqia të zbatojë masat e kërkuara në këmbim të ndihmës, por tashmë rreziku i falimentimit është shumë i lartë\'\', paralajmëroi ministri gjatë një fjalimi para Parlamentit Evropian në Bruksel.
\"Ne rezistojmë për të mirën tonë, por ka disa kufizime që ne nuk mund t\'i përballojmë\'\', shtoi ai.
Ministri i trembet faktit se kreditorët e Greqisë nuk do të arrijnë të bien dakord më 20 nëntor, data e një takimi të ardhshëm të Eurogrupit, për zhbllokimin e një ndihme financiare, bllokuar që prej disa muajsh.
Pa këtë ndihmë, vendi, në prag të asfiksimit, rrezikon të përballet me ndërprerjen e pagesave.
Ndihma përfshin një kredi prej 31,2 miliardë eurosh, bllokuar që prej muajit qershor, si dhe një kredi prej pesë miliardë eurosh që duhet të ishte dhënë tremujorin e tretë. Kësaj i shtohet dhe një kredi prej 8,3 miliardë eurosh parashikuar për tremujorin e katërt.