Rrezikohen 10.000 vende pune në sektorin bankar zviceran
Bern, 30 gusht - Thuajse 10.000 vende të punës në sektorin bankar zviceran apo 10 për qind e të punësuarve janë rrezikuar, vlerësoi Eduardo Leman, ish-nënkryetar i Unionit të bankave të huaja në Zvicër.
Deri në fund të vitit të ardhshëm do të ketë pezullim të thuajse 10 për qind të vendeve të punës në sektorin bankar zviceran, deklaroi drejtori kryesor i bankës private Falkon Prajvar Benk.
Sipas bankierit, Tomas Mater nga Cirihu, më të rrezikuar janë filialat zvicerane të bankave franceze dhe italiane.
Bankat zvicerane UBS dhe Kredit Svis para do kohë lajmëruan se do të shkurtojnë 3.500, gjegjësisht 1.500 vende të punës.