13 Maj 2024

Rrethohet kanali i hapur i ujit në Bair

Mitrovicë, 21 shtator - Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka realizuar një projekt për eliminim e rrezikut për banorët e një pjesë të lagjes Bair, të cilët jetojnë pranë kanalit të ujit industrial. Për këtë qëllim është ngritur një rrethojë e hekurt skaj këtij kanali, duke krijuar ambient më të sigurt.

Drejtori i kësaj drejtorie, Behxhet Bala, tha se ai kanal i hapur ka paraqitur rrezik të vazhdueshëm për banorët e zonës dhe sidomos për fëmijët. Tha se para dy vitesh aty kishin humbur jetën edhe dy fëmijë të asaj lagjeje, të cilët kishin rënë në kanal.

Drejtori Bala, tha se projekti për ngritjen e rrethojës skaj kanalit është mirëpritur nga banorët, të cilët kanë jetuar me frikë të përditshme për fëmijët e tyre. “Ky projekt është kryer nga kompania “Vëllezërit Kaqandolli”, ndërsa vlera e investimit është 9.130 euro që janë ndarë nga drejtoria”.   

Punën që është bërë aty e ka vlerësuar shumë edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili ka vizituar vendin ku është ngritur rrethoja. “Këto janë projekte në dukje të parë të vogla, por shumë të rëndësishme për qytetarët”.

Ai kërkoi nga banorët e zonës që të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturina në kanal, meqë shumë herë është bllokuar. “Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturina në kanal, meqë nga bllokimi i tij uji mund të vërshoj lagjen”.
  
Ndryshe Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ka realizuar një projekt të ngjashëm edhe në një pjesë tjetër të kësaj lagjeje, ku poashtu është rrethuar kanali i ujit industrial.

Bala tha se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është duke punuar që të identifikoj të gjitha vendet ose lokacionet që paraqesin rrezik për qytetarët, në mënyrë që ta merren masa parandaluese. “Kemi realizuar edhe shumë projekte të tjera të kësaj natyre për të parandaluar rrezikun”.  
     
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)