Rrethohet banka qendrore e Qipros
Nikozia, 27 mars - Jashtë bankës qendrore qipriote ka pasur protesta nga ana e punëtorëve të Bankës së Qipros të cilët janë të shqetësuar për të ardhmen e punës së tyre.
Një protestues i tha medias se veprimet e kreut të bankës qipriote, Panicos Demetriades, janë duke shkaktuar mbylljen e Bankës së Qipros.
Demetriades ka thënë se është tepër e domosdoshme të bëhen përpjekje për të hapur bankat qipriote deri të enjten.
Bankat në Qipro janë mbajtur të mbyllura për më shumë se një javë për shkak të diskutimeve për një plani i cili do të vjelë taksa nga depozituesit gjë e cila nga këto të fundit konsiderohet humbje financiare.