02 Nëntor 2024

Rreth 900 mijë punëtorë e kanë humbur punën në Spnajë shkaku i COVID-19

Madrid, 2 prill - Afër 900 mijë punëtorë e kanë humbur punën e tyre në Spanjë që kur autoritetet lëshuan urdhër për kufizimin e lëvizjes dhe duke i urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit të ri, thanë sot autoritetet.

Humbjet e vendeve të punës janë më të larta se në janar 2009, kur 350 mijë punëtorë humbën punën e tyre për shkak të krizës globale financiare që goditi veçanërisht Spanjën.

Numri i punëtorëve të paguar në Fondi i Sigurimeve Sociale në Spanjë u ul me 898.822 në fund të marsit, tregojnë të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punës.

Humbjet e vendeve të punës filluan më 12 mars, kur qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe u kërkoi qytetarëve të punojnë nga shtëpia. Që atëherë, janë marrë masa shtesë të cilat të gjithë punëtorët, përveç shërbimeve të rëndësishme, nuk u lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre deri në mes të prillit.

Sektori i ndërtimit dhe shërbimeve, përfshirë dhe industrinë e turizmit që është shumë e rëndësishme për Spanjën, janë goditur më së shumti nga humbjet e vendeve të punës, thonë shifrat e publikuara nga Ministria e Punës. Numri i personave të regjistruar zyrtarisht si të papunë u rrit në 3.5 milionë deri në fund të marsit, niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2017.

Në Spanjë janë konfirmuar më shumë se 100 mijë persona të infektuar me koronavirus ndërsa 9.387 persona kanë vdekur nga efektet e COVID-19.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e koronavirusit e shpalli "pandemi globale". Përveç Evropës, OBSH-ja ka shpallur SHBA-të epiqendër e re e pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Wuhan.

Më shumë se 47.200 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën dhe mbi 935.000 raste të infeksionit të koronavirusit në 200 vende janë konfirmuar, tregojnë të dhënat nga Universiteti amerikan "Johns Hopkins". Më shumë se 190.000 njerëz janë shëruar deri më tani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)