Rreth 870 milionë njerëz vuajnë nga uria
Romë, 16 tetor - Sot është Dita Botërore e Ushqimit, e cila sivjet do ta tërheq vëmendjen për urinë, mosushqimin dhe varfërinë globale. Tema e këtij viti është Kooperativat e agrikulturës çelës i ushqimit të botës.
Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e Kombeve të Bashkuara (FAO) thotë se kjo temë është zgjedhur për ta theksuar rolin e kooperativave, ose asociacioneve vullnetare të njerëzve, që punojnë së bashku për të mirën e tyre të përbashkët, në përmirësimin e sigurisë së ushqimit dhe në kontributin për çrrënjosjen e urisë.
Sipas raportit të fundit të OKB-së për uri, që është publikuar këtë muaj, afro 870 milionë njerëz në botë, ose një në tetë vetë, në periudhën 2010-2012 ka vuajtur nga mungesa kronike e ushqimit.
Sipas raportit, pjesa më e madhe e të uriturve, që janë afro 852 milionë, jetojnë në vendet në zhvillim, ndërsa 16 milionë njerëz, që nuk janë të ushqyer mirë, jetojnë në vendet e zhvilluara.