Rreth 700 miliardë euro projekte janë në tryezën e Komisionit Evropian
Bruksel, 27 nëntor - Komisioneri evropian theksoi se projektet e para do të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Rreth 700 miliardë euro projekte janë tashmë në tryezën e Komisionit Evropian, deklaroi komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici, në kuadër të planit të investimit publikuar nga Jean-Claude Juncker.
Presidenti i Komisionit Evropian njoftoi një plan destinuar mobilizimit të 315 miliardë eurove për investimet në mbështetje të rritjes ekonomike dhe rivendosjes së Evropës në punë.
Në tryezën e Komisionit, ndodhen rreth 700 miliardë euro projekte që ekzistojnë dhe që do të filtrohen dhe do të zgjidhen, deklaroi Pierre Moscovici për radion France Inter.
Komisioneri evropian theksoi se projektet e para do të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur. Që prej vitit 2015, do të duhet të zbatohen projektet e para.
Këto projekte do të zgjidhen në funksion të zhvillimit të tyre, duhet që kjo të ndodhë sa më shpejt në funksion të kapacitetit të tyre për të nxitur potencialin e rritjes ekonomike në Evropë, shtoi ai.