19 Nëntor 2024

Rreth 5 milionë italianë kërkojnë ndihmë për shkak të urisë

Romë, 2 dhjetor - Rreth pesë milionë italianë për shkak të varfërisë ekonomike dhe pamundësisë për të siguruar artikujt ushqimorë të nevojshëm për jetën e përditshme, janë detyruar të kërkojnë ndihma ushqimore.

Rrjeti informativ në gjuhën italiane “Soldi Blog” njoftoi se Organizata e Prodhimeve Ushqimore dhe Bujqësore e Italisë ka paralajmëruar rreth zgjerimit të varfërisë në këtë vend dhe me anë të një raporti ka bërë të ditur se gjatë vitit 2013 për të mënjanuar urinë e tyre, 4.068.250 qytetarë të Italisë kanë kërkuar ndihma ushqimore.

 Numri i personave nevojtarë për ndihma ushqimore në Itali në krahasim me vitin 2012 është rritur me 10%, ndërsa në krahasim me vitin 2010 është rritur me 47%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)