Rreth 400 familje rome, egjiptiane dhe ashkali ndihmohen me pako emergjente
Pejë, 28 rill - Sot, Organizata Syri i Vizionitnë bashkëpunim me Fondacionin e Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), kanë ndihmuar rreth 400 familje me 1.100 pako emergjente përfëmijë nga mosha 0-3 vjeç dhe familjet në nevojë të komuniteteve rom,egjiptian dhe ashkali në lagjen “7Shtatori” dhe fshatin Vitomiricëtë komunëssë Pejës, duke lehtësuar kështu sadopak gjendjen e tyre ekonomike e sociale nëtejkalimin e situatës me pandeminë dhe ruajtjen e shëndetit.
Syri i Vizionit po ashtu ka shpërndarë 90 pako emergjente për familjet e izoluara dhe të cilat janë prekur me virusin COVID-19.
Shpërndarja e pakove emergjenteështë bërëderë me derënga personeli i organizatës sonë. Kjo është bërë nëbashkërendim tëvazhdueshëm me Ekipin Emergjent Komunal dhe Policinëe Kosovës,të cilët kanë qenë të pranishëm edhe në terren.
Rëndësi shumë e veçantë gjatë gjithë kohës i është kushtuar zbatimit në përpikëri të të gjitha rregullave, si mos-grumbullimi i personave, mbajtja e distancës sociale dhe përdorimit të pajisjevetë duhura -dorëza, maska e dezinfektues, duke ruajtur kështu si personelin tonëashtu edhe përfituesit e këtyre pakove.
Syri i Vizionit është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët dhe grupet e interesit,jo vetëm në komunën e Pejës por në të gjitha komunat e Kosovës, për t’u dalë në ndihmë gjatë kësaj faze tëvështirë për vendin.
Organizata po ashtu është duke bërëshpërndarjen e informatave të besueshme dhe vetëdijësuesepër fëmijët dhe për prindëritpër përballimin sa më të lehtë të kohës së qëndrimit në shtëpi me anë të fushatave vetëdijësuese në programe të ndryshme online në mënyrë që kjo gjendje të jetë sa më lehtë për të gjithë.
Kjo nismë është realizuar në mbështetje të programit PROSPECT 3, në partneritet me Fondacionine Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe mbështetje të çmuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (BMZ) dhe Karl Kübel Stiftung für Kind und Familje (KKS).
Organizata jonë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë në përpikëri rregullat dhe sugjerimet e përcaktuara nga institucionetpërgjegjëse.
Duke respektuar këto rregulla ne mbrojmë veten, fëmijët, familjet dhe gjithë shoqërinë dhe tejkalojmë këtë pandemimë shpejtë. Lidhur me këtë, nevazhdimishtpo ofrojmë edhe fushata online përmes rrjeteve sociale për grupet të ndryshme në shënjestër.