Rreth 40 për qind e të rinjve evropianë, të papunë
Bernë, 12 qershor - Në Forumin ekonomik të Zvicrës që u zhvillua në qytetin Interlaken, me praninë e qindra ekspertëve të cështjeve ekonomike nga e gjithë bota, u shpall sheqetësimi i thellë për nivelin e papunësisë në radhët e të rinjve në Evropë.
Në këtë forum u deklarua se 35-40 për qind e të rinjve evropianë janë të papunë.
Pjesëmarrësit kritikuan mungesë e planeve të punësimit të të rinjve nga qeveritë e vendeve evropiane dhe theksuan se perspektiva bëhet më e zymta nga kriza e Eurozonës.
Drejtori i Këshillit ekonomik të Gjermanisë deklaroi se vendet evropiane të prekura nga kriza e Eurozonës, nuk kanë rrugë tjetër, veçse të zgjedhim mes të keqes dhe më të keqes.