16 Janar 2025

Rreth 31 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë

Prishtinë, 22 mars - Më shumë se 1200  zyrtar të lartë publik deri më sot e kanë deklaruar pasurinë e tyre tek Agjencia kundër Korrupsionit, duke iu përgjigjur kështu pozitivisht  obligimit ligjor që kanë sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë si dhe  Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Dhuratave.

Siç dihet procesi i Deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik ka filluar më 1 mars ndërsa përfundon më 31 po të këtij muaj.

Në listat të cilat AKK i ka pranuar nga pikat kontaktuese të institucioneve të Republikës së Kosovës për zyrtarët e tyre që janë të obliguar ta deklarojnë pasurinë figurojnë rreth 3900 zyrtar të lartë. Nga numri i përgjithshëm  del që deri më tani pasurinë e tyre e kanë deklaruar rreth 31%.

Tani që ka  mbetur vetëm edhe  një javë deri në përfundimin e  këtij procesi Agjencia kundër korrupsionit iu bënë thirrje të gjithë atyre zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë që ta bëjnë një gjë të tillë

Për më tej Agjencia tërheq vëmendjen se mos respektimi i afatit ligjor për deklarimin e pasurisë, apo deklarimi i rrem  i saj,  e detyron  Agjencinë, që në këto raste të ushtrojë kallëzim penal, në pajtim me  Kodin  Penal.

Agjencia  ka vënë në dispozicion për gjatë gjithë orarit të punës stafin statik prej  pesë zyrtarëve të cilët janë  “online”  për të bashkëpunuar  me të gjithë zyrtarët kontaktues të të gjitha institucioneve në mënyrë që procesi  i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)