Rreth 15 milionë njerëz vuajnë nga uria në Savanë të Afrikës
Savanë, 11 prill - Rreth 15 milionë njerëz vuajnë nga uria në zonën e savanës tropikale të Afrikës.
Midis tyre janë 1.5 milionë fëmijë. Për këtë njoftoi Fondi i Fëmijëve i OKB-së (UNICEF).
Situata emergjente u shkaktua në Afrikë për arsye të kombinimit të një sërë faktorëve, ndër më kryesorët prej të cilëve janë të korrat e këqija, zhvendosja e qindra mijëra personave dhe sëmundjet infektive.
Kërkesa për ndihmë drejtuar donatorëve në 724 milionë $ tani për tani është kënaqur vetëm përgjysmë.