15 Janar 2025

Rreth 12 për qind e popullatës jetojnë me më pak se 1 euro në ditë

Prishtinë, 17 nëntor - Rreth 45 për qind e popullsisë në Kosovë janë të papunë ndërsa 12 për qind e popullatës jetojnë me më pak se 1 euro në ditë. Këto të dhënë janë pjesë e Raportit të Zhvillimit Njerëzor i cili u prezantua në Mitrovicë.

Denis Dushi, menaxhues i projektit u shpreh se bazuar në shifrat e prezantuar, biznesi privat është në gjendje të rëndë, për të mos thënë, në gjendje të mjerueshme, konstatoi ai.

Sipas tij, barriera kyçe për Mitrovicës është jostabiliteti politika, praktikat jolegale të bizneseve dhe të ngjashme.

“Me Kosovën që nxiton drejt një ekonomie të lirë të tregut, udhëheqësit dhe bizneset e ngjashme janë ende duke luftuar për të balancuar prioritetet e dyfishta të rritjes së shpejtë të sektorit privat dhe zhvillimit të barabartë social”, tha Nushi, i cili elaboroi me shifra rreth analizës së tregut, barrierat ndaj rritjes gjithëpërfshirëse të bizneseve, ndikimit mbi tregun në favor të njerëzve.

Raporti i Zhvillimit Njerëzor për vitin 2012 në temën “Sektori privat dhe punësimi”, është pjesë e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)