03 Maj 2024

Rreth 1 773 000 izraelitë jetojnë nën pragun e varfërisë

Telavivi, 19 nëntor - Një në çdo pesë izraelit, rreth 1 773 000 persona, ka jetuar në vitin 2010 nën pragun e varfërisë, sipas raportit të përvitshëm të Institutit të Sigurimeve Kombëtare të publikuara sot në shtyp.

Numri i të varfërve në Izrael është ulur lehtë, nga 20,5 për qind në vitin 2009 në 19,8 për qind në vitin 2010, një ulje e lehtë që ka ardhur në sajë një rritjeje të punësimit në vitin 2010 dhe një rritjeje ekonomike.

Mes këtyre të varfërve bëjnë pjesë 873 000 fëmijë rreth dy fëmijë në pesë.

Në Izrael një çift është konsideruar si i varfër me të ardhura mujore të paktën 3 861 shekels apo 1.000 dollarë.

Dy grupet më të varfra të popullsisë janë hebrenjë ultra ortodoksë dhe arabët izraelitë (20 për qind e popullsisë). Në këto dy grupe, një familje në dy jeton nën pragun e varfërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)