Rrënohet pjesa pa leje e objektit "Alko Impex" në rrugën "Ndue Përlleshi"
Prishtinë, 27 maj - Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës, sot ka ndërmarrë aksionin për rrënimin e një kati të objektit afarist \"Alko Impex\", i cili është i ndërtuar si aneks i objektit banesor në të njejtën hapësirë.
Procedura kundër palës në fjalë është inicuar më datën 14 prill të këtij viti, ndërkaq pas mosrepsektimit të urdhëresës, dje me 26 maj i është dhënë vendimi për rrënim, i cili është realizuar sot.
Pala ka pasë leje vetëm për një kat të objektit afarist, mirëpo përkundër vërejtjes ai e ka ndërtuar edhe katin e dytë pa leje.