15 Nëntor 2024

Rrënohet mbindërtimi në sheshin Nëna Terezë

Prishtinë, 24 dhjetor - Sot, inspektorët e Drejtorisë së Inspeksionit të Komunës së Prishtinës, të asistuar nga punëtorët e ndërmarrjes \"Hortikultura\" kryen rrënimin e mbindërtimit  në njërin nga objektet në sheshin Nëna Terezë.

Ky rrënim u bë pasi palës veç se iu kishte tërheqë vërejtja dy herë paraprakisht  se po bënte shkelje. ligjore, mbindërtim pa leje.

Pas fillimit të rrënimit, pala e nënshkroi vendimin e marrë nga Drejtoria e Inspeksionit dhe e mori përsipër ta rrënojë vet mbindërtimin pa leje.

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës i siguron të gjithë qytetarët se është e përkushtuar që ta zbatojë ligjin në Komunën e Prishtinës dhe nuk do të hezitojë që në asnjë moment të veprojë sa herë që përballet me shkelje të tilla, pavarësisht se kush i bën ato.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)