12 Janar 2025

Rompuy: Samiti i BE-së, frymëzues

Bruksel, 11 dhjetor - Presidenti i Këshillit të BE-së, Hernan Van Rompuy, e quajti frymëzues rezultatin e samitit të BE-së, megjithëse nuk u realizua rishikimi i gjithanshëm i Traktatit të Lisbonës.

Rezultati më domethënës i këtij samiti është që 23 vendet e BE-së miratuan të nënshkruajnë traktatin ndërshtetëror, ose marrëveshjen e re financiare, që të forcojnë disiplinën financiare të këtyre vendeve. Van Rompuy tha se rregullat financiare të marrëveshjes do të përfshihen edhe në ligjet e vendeve anëtare, çka sipas tij do të mundësojë një kontroll më të rreptë dhe vendosjen e sanksioneve. \"Marrëveshja do të nënshkruhet para marsit 2012\", tha Van Rompuy.

Megjithëse në Samit nuk u arrit një rezultat ideal për tregjet, të premten bursat e aksioneve dhe çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar pësuan rritje.

Van Rompuy njoftoi gjithashtu se BE-ja planifikon të nisë bisedimet me Malin e Zi për pranimin në BE në qershor 2012 dhe po merr parasysh ia japë Serbisë statusin e vendit kandidat në shkurtin e ardhshëm.

Ndërkohë refuzimi i Britanisë së Madhe për të nënshkruar traktatin, është kritikuar nga kryetari i Parlamentit të Europës Jerzy Buzek.

\"Kundërshtimi nga Britania i rregulloreve të reja financiare, të miratuara nga shumica e vendeve anëtare të BE-së, bie në kundërshtim me përpjekjet e procesit të integrimit,\" tha Buzek. Ai i kujtoi njëkohësisht Britanisë të zbatojë detyrimet e veta si \"anëtar\" me të drejta të plota i BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)