Rompuy: Në Eurozonë nuk parashikohet një recension tjetër
Bruksel, 20 gusht - Nuk parashikohet asnjë recesion tjetër në zonën euro, pavarësisht një ngadalësimi të përgjithshëm të rritjes ekonomike, u shpreh të enjten në Oslo presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.
I pyetur për letrën e presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe të kancelares gjermane Angela Merkel të cilët i kërkojnë të marrë presidencën e zonës euro, Van Rompuy theksoi se "ai është duke bërë tashmë këtë punë", por se do t'i takojë samitit të ardhshëm të zonës euro ta zyrtarizojë këtë rol.