Rompuy: Kriza ekonomike mbetet sfida më e madhe e BE-së
Bruksel, 24 prill - Presidenti i Këshillit të BE-së Herman Van Rompuy theksoi në Bruksel se në këto 3 vite, BE-ja ka parandalur krizën e euros për të lehtësuar krizën e borxheve, megjithatë tani kriza ekonomike mbetet sfida më e madhe e BE-së, dhe rritja ekonomike e niveli i punësimit nuk kanë arritur parashikimin e synuar.
Van Rompuy shtoi se dëmet e krizës financiare janë reflektuar me kohën dhe pas shpërthimit të krizës së borxheve BE-ja ka marë një sërë masash dhe reformash të duhura.
Deficiti buxhetor u ul në 3% të PBB-së krahasuar me 6% që ishte në vitin 2008. Ai shpreson se reformat do të zhvillohen shpejt dhe në vitin 2014 ekonomia e BE-së të përmirësohet.