Rompuy: Evropa gati për të ruajtur stabilitetin financiar në Eurozonë
Bruksel, 30 maj - Evropa është e gatshme për të ruajtur stabilitetin financiar në zonën e euros dhe për të ndihmuar anëtarët e saj, tha dje Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, duke folur në Dhomën e Përfaqësuesve në Nikosia.
Kryetari i Këshillit Evropian vizitoi Nikosian, disa javë para se Qipro të marrë presidencën e rradhës në BE, më 1 korrik 2012.
Si tha z. Rompuy, sot ne jemi duke përjetuar momente dramatike, momentet e krizës në botë, në Evropë, në Qipro. Por, gjithashtu sot ne mund të formojnë të ardhmen së bashku.
Po kalojmë, tha, kohë të vështira. Që nga viti 2008, Evropa po përballet me dy kriza, krizën bankare dhe krizën e borxheve. Është dëmtuar dhe Qipro dhe ne e dimë se rreziqet nuk janë kapërcyer ende.
Duke iu referuar Greqisë, tha se vendi duhet të mbetet në zonën e euros, duke respektuar angazhimet e veta. Presim që pas zgjedhjeve, qeveria e ardhëshme greke do të bëjë këtë gjë, shtoi.
Kryetari i Këshillit Evropian theksoi se gjëndja financiare dhe zhvillimi janë dy anët e të njëjtës monedhë, ndërsa në një tjetër pikë në fjalimin e tij theksoi rëndësinë për të mbetur të bashkuar për të adresuar këto sfida.
Për Qipron, Z. Van Rompuy pranoi përpjekjet e Presidentit Hristofia në negociata dhe përsëriti se problemi i Qipros nuk do të zgjidhet me një mrekulli. Ftoi të dy palët për të bërë një përpjekje për të hapur rrugën për zgjidhjen e problemit.