Rompuy: BE-ja ka shënuar përparim
Bruksel, 14 dhjetor - Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë përfunduar samitin dyditor në orët e hershme të mëngjesit, duke thënë se kanë bërë progres në përmirësimin e financave dhe të bankave.
Liderët e 27 vendeve anëtare kanë rënë dakord që Banka Qendrore Evropiane të jetë mbikëqyrëse e bankave të Eurozonës.
Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, e ka cilësuar Mekanizmin e Vetëm Mbikëqyrës si hap përpara.
Krijimi i mekanizmit të Vetëm Mbikëqyrës shënon hap përpara. Ai do të forcojë sektorin tonë financiar, duke thyer rrethin vicioz ndërmjet sovranëve dhe bankave. Ai do të ndihmojë në sigurimin e stabilitetit dhe përmirësimin e kushteve të kreditimit të dyja këto jetike për rritjen ekonomike dhe punësimin në Eurozonë dhe më gjerë, ka thënë Rompuy.
Udhëheqësit e BE-së kanë rënë dakord edhe për këstin e ri të ndihmës për Greqinë.