Rompuy: BE e ka kaluar pikën më të ulët të krizës financiare
Bruksel, 2 mars - Bashkimi Evropian (BE) e ka kaluar tashmë pikën më të ulët të krizës financiare. Për këtë deklaroi sot Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy.
Tani ne po vërejmë qartë shenjat e stabilizimit në tregjet financiare të BE, po evidentohet kthesa pozitive. Në qoftë se më parë shumë flisnin mbi falimentimin e pashmangshëm të euros, tani deklarata të tilla nuk dëgjohen më, - tha Herman Van Rompuy.