Roli i rinisë është kyç në formësimin e politikave të punësimit
Prishtinë, 13 shkurt - Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) në bashkëpunim me East West Parliamentary Practice Project (EWPPP) organizojnë tryezën e rrumbullakët Roli i rinisë në formësimin e politikave të punësimit.
INDEP dhe EWPP janë të përkushtuar në promovimin e transparencës dhe llogaridhënies në qeverisje duke e inkurajuar dhe lehtësuar pjesëmarrjen qytetare në procese demokratike.
Në këtë rrugëtim, vlerësojmë se roli i rinisë është kyç në dizajnimin dhe formësimin e politikave efektive publike.
Meqë papunësia e të rinjve vazhdon të jetë në nivel dukshëm të pakënaqshëm, duke përbërë kështu një nga sfidat më të mëdha për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm afatgjatë në vend, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të reflektuar mbi sfidat dhe mundësitë e përfshirjes së rinisë në formësimin e politikave të punësimit.