15 Janar 2025

RMB më e fortë pas krizës financiare

Pekin, 24 tetor - Rritja ekonomike në SHBA dhe Europë ishte e dobët gjatë krizës financiare, për shkak të forcimit të ndikimit të monedhës kineze RMB, e cila u bë monedha kryesore e tregtisë në rajonin e Azisë Lindore, thotë Instituti amerikan Peterson për ekonominë ndërkombëtare.
 
Sipas raportit, rritja e ndikimit të RMB-së është nga arsyet kryesore që tregtia e Kinës u lidh ngushtë me vendet e tjera.

\"Përqindja e tregtisë të Kinës në Azinë Lindore u rrit nga 2% në vitin 1991 deri 22% e tani,\" thekson raporti duke shtuar se ekonomitë që eksportojnë në tregun në rritje të Kinës apo janë të lidhur me rrjetet e furnizimit, kanë parë avantazhet e qëndrueshmërisë së RMB-së .
 
Forca e ndikimit e RMB-së nuk është kufizuar vetëm në Azinë Lindore, thotë raporti, por edhe në Kili, Indi, Afrikën e Jugut, Izrael dhe Turqi.
 
Parashikohet se RMB-ja ka mundësi të bëhet një monedhë e rëndësishme ndërkombëtare në 10 apo 15 vjetët e ardhshëm. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)