Rita Hajzeraj-Beqaj priti një delegacion nga Bursa e Turqisë
Në këtë takim u bisedua për avancimin të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e trajnimeve profesionale.
Zëvendësministrja Hajzeraj- Beqaj, ka falënderuar miqtë nga Turqia për bashkëpunimin dhe ndihmën e ofruar.
Ajo njëkohësisht i informoi ata për kapacitetet e qendrave profesionale të Kosovës dhe punën që bëjnë ato për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës.
Po ashtu, pala turke, konform Memoradumit për Bashkëpunim, të arritur vitin e kaluar, në mes të MPMS-së dhe Qendrës BUSMEK, u shpreh e gatshme të ndihmojë Kosovën me pajisje të nevojshme si dhe me stafin profesionist nga Turqia.
Drejtori i Qendrës Trajnuese BUSMEK, Ibrahim Karaman, tha se kësaj radhe ata janë të gatshëm të fillojnë që nga muaji i ardhshëm me dërgimin e ekspertëve të tekstilit dhe estetikës për të ndihmuar në aftësimet profesionale në këta sektorë. Pas kësaj ata thanë se do të dërgojnë edhe pajisjet e nevojshme.
Delegeacioni nga Turqia, i prirë nga drejtori i Qendrës BUSMEK, Ibrahaim Karaman, zv/drejtori Ejup Arda dhe udhëheqësi i shoqatës kulturore Kosova dhe Shkupi, Rexhep Kunduz, vizituan Prizrenin dhe Qendrën e Aftësimeve Profesionale në Prishtinë, ku u njohën me kushtet, punën dhe profesionet që mësohen në këtë qendër.