Ripërtëritja e ekonomisë greke rrezikon që të dështojë
Athinë, 20 maj - Greqia është e detyruar që të përshpejtojë reformat strukturore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me sektorin shtetëror, nëse do që të ketë sukses në planin ndërkombëtar për shpëtimin e vendit nga kriza debitore, vlerësoi shefi i misionit të Fondit Ndërkombëtar Monetar (FMN) në Athinë, Paul Thomsen.
Në fjalimin e tij në konferencën e organizuar nga revista britanike \"The Economist\", në Athinë, Thomsen vlerësoi se programi për ripërtëritjen e ekonomisë greke rrezikon që të dështojë nëse nuk zbatohen reformat e planifikuara.
Në fjalimin e tij kryeekonomisti i Bankës Qendrore Evropiane, Jurgen Schtark, vlerësoi se ideja për ristrukturimin e debisë shtetërore greke paraqet \"recetë për katastrofa\".
\'\'Është iluzion që të besohet se ristrukturimi i debisë apo diçka tjetër do të ndihmojë për zgjidhjen e problemeve në Greqi. Greqia nuk ka alternativë tjetër përveç se ta përshtatë buxhetin. Ristrukturimi i debisë është recetë për katastrofa që do t\'i hedhë në erë bankat botërore\", theksoi Schtrak.