Rinovohet shtrati i lumit në fshatin Berivojce
Prishtinë, 10 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë sot inaguron rinovimin e shtratit të lumit në fshatin Berivojce.
Gjithsej 204,262 , përfshirë kontributin e komunës prej 15,000 janë shpenzuar për ndërtimin e mureve/shtratit të lumit, për ndërtimin e një ure të vogël, shtigjeve për ecje, instalimin e ndriçimit publik, fushën e gjelbër.
Gjatë implementimit të këtij projekti janë krijuar 63 vende pune, prej të cilave 54 ishin të papunësuar për një kohë të gjatë, përfshirë 3 persona me aftësi të kufizuara, 6 nga grupet minoritare, 45 femra dhe 10 të rinj.