15 Maj 2024

Rinovohen 12 shtëpi në Lagjen e Boshnjakëve

Mitrovicë, 18 dhjetor - Në kuadër të projekteve që janë duke u realizuar në veri të Mitrovicës me qëlllim të prmirësimit të kushteve të jetës për qytetarët e atjeshëm, ka përfunduar edhe përzgjedhja e 12 shtëpive që do të rinovohen në Lagjen e Boshnjkëve. Ky projekt është mbështetur me  25 mijë euro nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e Republikës së Kosovës (MPMS).

Për këtë qëllim ishte nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi në mes të zëvendësministrit të MPMS-së, Fatmir Shurdhajt dhe kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ku janë specifikuar obligimet e të dy institucioneve. Sipas memorandumit të nënshkruar ministria do të mbuloj pjesën e rinovimit të shtëpive, ndërsa komuna do të mbuloj shpenzimet për punëkryesin.

Kastriot Jashari, drejtor për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunn e Mitrovicës, tha se menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit ka filluar puna në terren. “Një komision komunal bshkë me përfaqësuesit e Lagjes së Boshnjkëve kanë dalur në terren dhe kanë  vizituar 30 familje, të cilat kanë pasur nevojë për ndërhyrje në shtëpitë e tyre të vjetëruara”.

Tha se pas verifikimit të situatës, është vendosur që të intervenohet për rinovimin e 12 shtëpive që kanë qenë raste tepër të rënda. “Është bërë një përzgjedhje e mirë dhe si rezultat nuk ka pasur asnjë ankesë të vetme”.      

 Ai theksoi se kërkesat e banorëve të Lagjes së Boshnjakëve për rinovim të shtëpive janë të mëdha. “Ka shumë banorë që kanë nevojë për rinovim të shtëpive dhe kërkesat janë të mëdha dhe të vazhdueshme”.
 
Ai falënderoi MPMS për aprovimin e kërkesës që ata e kanë bërë për rinovim të shtëpive për banorët e Lagjes së Boshnjakëve. “Buxheti komunal nuk mjafton për t’u dalur në ndihmë sa duhet banorëve të veriut, andaj na duhet mbështetje më e madhe nga institucionet qendrore”.
 
Ai theksoi se të gjitha institucionet duhet të mbështesin banorët e veriut, meqë prej pasluftës janë duke jetuar në një ambient të tensionuar. “Rrethanat në të cilat jetojnë banorët në veri ka ndikuar që të thellohet edhe kriza ekonomike e tyre, meqë ka probleme me lëvizje të lirë si dhe probleme të tilla që e kanë vështirësuar tejmase gjendjen e tyre”.

Shumë i lumtur me këtë mbështetje për rinovimin e shtëpive është shprehur përfaqësuesi i banorëve të Lagjes së Boshnjakëve, Florent Azemi. Tha se kjo do të ndikoj pozitivisht në aspektin moral dhe material të atyre që kanë probleme me shtëpitë e vjetruara.  
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)