Ringjallja e ekonomisë europiane do të kërkojë kohë dhe vendosmëri
Bruksel, 28 shkurt - Presidenti i Komisionit të Bashkimit Europian, Jose Manuel Barroso, apeloi liderët e vendeve anëtare të mos bëhen populistë.
Apeli i tij vjen pas refuzimit të masave shtrënguese ekonomike nga votuesit italianë në votimet e fundjavës së kaluar.
Barroso theksoi se ringjallja e ekonomisë europiane do të kërkojë kohë dhe vendosmëri.
\"A duhet t\'i përcaktojmë ne politikat ekonomike nga premtimet afatshkurtra elektorale, apo duhet të ndërmarrin masat e duhura për ta rikthyer ekonominë e Europës në shinat e duhura me një rritje të qëndrueshme, të quajtur konkurrueshmëri? Për mua përgjigjja është e qartë.\"
Tregjet financiare kanë reaguar të alarmuar nga rezultatet e zgjedhjeve në Itali. Yeldi i bonove qeveritare 10-vjeçare italiane ra ndjeshëm.