Rimëkëmja ekonomike dhe punësimi larg objektivave të FED
Washington, 1 prill - Presidentja e Bankës Qendore Federale të SHBA-së Janet Yellen deklaroi të hënën se rimëkëmja ekonomike dhe punësimi në vend mbeten larg objektivave të FED.
\"Duhet të zbatojmë disa politika të pazakonta për të lehtësuar rimëkëmbjen ekonomike, punësimin dhe reformën shëndetësore\", tha ajo.
Sipas saj, ekonomia amerikane dhe tregu i punës mbetet i dobët, ndërsa numri i vendeve të punës nuk i plotëson kërkesave pët punë.
Yellen theksoi se problemet me të cilat përballet aktualisht tregu i punës në SHBA janë shumë më serioze se sa vetë recesioni.