Rimëkëmbja e ekonomisë spanjolle serish frenohet
Madrid, 12 nëntor - Rimëkëmbja ekonomike spanjolle regjistroi një frenim gjatë tremujorit të tretë, me një rritje zero për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në raport me tremujorin e mëparshëm, ku rritja ekonomike ishte 0,2 për qind, sipas një vlerësimi të publikuar sot nga Instituti Kombëtar spanjoll i Statistikave (INE).
Në harkun kohor prej një vitit, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 0,8 për qind, shumë larg objektivit zyrtar të qeverisë për fundin e vitit me 1,3 për qind.
Ashtu si Fondi Monetar Nëdrkombëtar (FMN) si Banka e Spanjës dhe \'\'Standard & Poor\'s\'\' parashikuan një rritje ekonomike me 0,8 për qind në fund të vitit 2011.
Por, qeveria socialiste, në pushtet që prej vitit 2004 ndodhet e pozicionuar shumë keq përzgjedhjet legjislative të 20 nëntorit përballë të djathtës, Partisë Popullore.