15 Nëntor 2024

Rikthimi i kontrolleve kufitare kosto të lartë ekonomike për BE-në

Bruksel, 9 mars - Rikthimi i kontrolleve kufitare brenda Bashkimit Europian shoqërohet me një kosto të lartë ekonomike për vendet e Unionit.

Rreth 400 milionë qytetarët e 26 shteteve europiane të cilat përbëjnë hapësirën e Shengenit kanë pasur mundësinë t’i kalojnë lirshëm kufijtë para rikthimit të kontrolleve në shumë shtete për shkak të krizës së refugjatëve.

Që këto kontrolle shkaktojnë dëme ekonomike kjo është e padiskutueshme. Bllokimet e trafikut në kufi çojnë në vonesa në transportin e mallrave, firmat duhet të kenë magazina më të mëdha për t’i mbajtur produktet dhe turistët frikësohen pasi eskursionet njëditore në një vend tjetër ndoshta mund të mos ia vlejnë.

Vlerësimet për shkaktimin e dëmit janë të ndryshme, herë bëhet fjalë për 10 miliardë euro, herë për 235 miliardë. Para takimi të nivelit të lartë BE-Turqi, Komisioni Europian paralajmëroi për shpenzime të konsiderueshme ekonomike që do të varionin nga 5 deri në 18 miliardë në vit.

Por, shumë më të mëdha janë dëmet e llogaritura nga Dhoma gjermane e Industrisë dhe Tregtisë sipas të cilës vetëm për ekonominë gjermane kostot mund të arrijnë shpejt në 10 miliardë euro në vit. Ajo merr në konsideratë ngarkesat prej bllokimeve të trafikut, kohën e pritjes, shtimin e burokracisë dhe shpenzimet e magazinimit.

Ndërkohë një studim i fondacionit Bertelsmnan i publikuar në fund të shkurtit thotë se kostoja vetëm për ekonominë gjermane në dhjetë vitet e ardhshme do të jetë midis 777 dhe 235 miliardë eurove në vit. Bertelsmnan beson se në plane europian çmimet e importeve do të rriten 3%.

Një bindje të ngjashme e ndan  edhe instituti francez France Strategie. Në plan afatgjatë tregtia midis vendeve të hapësirës së Shengenit do të pakësohet sipas këtij instituti me më shumë se 10%. Kapaciteti ekonomik i BE-së do të bie me 0.8% që përkthehet në 110 miliardë euro dëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)