02 Nëntor 2024

Rikonfirmohet përkushtimi i Francës për mbështetjen e Kosovës

Prishtinë, 20 shkurt - Ministri i Financave Besnik Bislimi ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Francës në Kosovë Marie-Christine BUTEL, me të cilën biseduan për bashkëpunimin ndërshtetërorë dhe institucional.

Me këtë rast, Ministri Bislimi e falënderoi Ambasadoren BUTEL për mbështetjen që shteti francez i ka dhënë deri më tani Kosovës në fushën e zhvillimit veçanërisht për projektet të cilat lidhen drejtpërsëdrejti me jetën e qytetarëve të Kosovës.

Ministri Bislimi gjithashtu e njoftoi Ambasadoren BUTEL për stabilitetin makrofiskal, për politikat zhvillimore të Qeverisë Kurti si dhe për përgatitjen e Buxhetit për vitin 2020.

Ndërsa, ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel e uroi ministrin Besnik Bislimi për detyrën e re dhe rikonfirmoi përkushtimin e shtetit të Francës për mbështetjen e Kosovës në zhvillimin e projekteve të cilat ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës si dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)