Riinvest publikon agjende nacionale për fuqizimin ekonomik të grave
Prishtinë, 18 dhjetor - Në kuader të “Forumi Ekonomik të Grave”, Instituti Riinvest organizon ngjarjen ku do të publikohet “Agjenda Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave".
Në këtë ngjarje do të prezantohet Agjenda dhe dokumentet pozicionuese për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me fuqizimin ekonomik të grave.
Dokumentet e pozicionuese analizojnë situatën e tanishme, japin arsyetime për ndryshim dhe ofrojnë propozime dhe rekomandime për ndryshimet e nevojshme të politikave.