Riinvest prezanton te gjeturat e korrupsionit nga perspektiva e bizneseve
Prishtinë, 23 maj - Instituti Riinvest organizon sot konferencën “Korrupsioni nga ana e ofertës, perspektiva e bizneseve”.
Në këtë konferencë do të prezantohen gjetjet e studimit “Korrupsioni nga ana e ofertës: Perspektiva e Bizneseve”, të realizuar me 500 biznese.
Qëllimi i këtij studimi është rritja e ndërgjegjësimit të akterëve kryesorë në komunitetin e biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e respektimit të parimeve etike në bërjen e biznesit, me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve.
Të pranishëm në këtë tryezë në cilësinë e panelistëve, do të jenë: Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri; Ambasadori i Norvegjisë Per Strand Sjaastad; Drejtori i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit Afrim Atashi; Kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi; dhe zyrtarë të tjerë.