07 Nëntor 2024

Riinvest prezanton ambientin biznesor në Kosovë

Prishtinë, 15 maj - Institutit Riinvest organizon konferencën e IV-të ndërkombëtare me temë“Aktivizimi i Burimeve të Rritjes Ekonomike”, e cila mbahet për nder të shënimit të 22 vjetorit të Institutit Riinvest.

Përgjatë kësaj konference, do të prezantohet raporti i fundit i Institutit Riinvest “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”, si dhe “Buletini Makroekonomik 1/2017”, raport ky i realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.

 Në këtë konferencë, për herë të parë, do të prezantohet dhe bashkëpunimi i ri në mes të Institutit Riinvest (Riinvest) dhe Ministrisë së Financave (MF), nëpërmjet ofrimit të numrit të parë të dokumentit përmbledhës të rrjedhave ekonomike në vend, “Buletini Makroekonnomik 1/2017”.

Ky dokument, si botim i përbashkët i Riinvest dhe MF, do të prezantohet në baza kuartale në Kosovë. Gjithashtu, si pjesë hyrëse e diskutimit, do të prezantohet dhe raporti i fundit i Institutit Riinvest “Ambienti Biznesor në Kosovë 2016”.

Në sesionin e pasdites, do të prezantohen disa punime shkencore nga autorë ndërkombëtarë.

Isa Mustafa, Kryeministër i Kosovës në largim, do të mbajë një fjalim, përderisa të gjeturat e studimeve, do të diskutohen nga Hajredin Kuçi - zv. Kryeministër i parë i Kosovës në largim; zAvdullah Hoti – Ministër i Financave në largim; Marco Mantovanelli – Menaxher për Kosovë i Bankës Botërore; Ruud Vermeulen - Përfaqësuesi Rezident i FMN; Muhamet Mustafa - Profesor i Ekonomisë; znj. Hykmete Bajrami - Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në largim; z. Petrit Gashi - Kryetar i Bordit në AKP-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)