Riinvest organizon konferencë për rritjen ekonomike në Kosovë
Prishtinë, 24 maj - Instituti Riinvest dhe Kolegjit Riinvest me rastin e 18-vjetorit të themelimit të Institutit Riinvest sot organizojn konferencën ndërkombëtare lidhur me aktivizimin e burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë.
Qëllimi kryesor i konferencës është prezantimi i diturive të reja dhe përvojave te avancuara mbi aktivizimin e burimeve të zhvillimit ekonomik në një ekonomi të hapur në zhvillim, me referencë speciale për rastin e Kosovës.
Konferenca gjithashtu synon të promovojë aktivitetet hulumtuese në Kosovë që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe shoqëror dhe të forcojë lidhjet dhe partneritetet me qarqet akademike dhe ekspertët e zhvillimit ekonomik në Evropë, SHBA dhe gjetiu, si dhe me organizatat ndërkombëtare.
Gjatë konferencës, akademikë dhe ekspertë ndërkombëtarë dhe vendorë do të paraqesin punimet e tyre që kryesisht kanë të bëjnë me zhvillimin institucional dhe burimet e rritjes ekonomike, aspektet sektoriale dhe politikat industriale dhe rolin e kapitalit human dhe intelektual në zhvillimin ekonomik.